Nisin punimet në zgjerimin e rrugës Dollc – Gjakovë

15 mars 2019 | 13:51

Kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës në segmentin Dollc – Gjakovë, projekt i cili do të kushtojë 57 milionë euro.

Në nisje të punimeve ka marrë pjesë ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili ka thënë se ky projekt dëshmon se Qeveria Haradinaj mban fjalën.

Ai ka thënë se si Qeveri janë të përkushtuar që në tërë territorin e Kosovës që ta zhvillojnë infrastrukturën, që sipas tij do të ketë investim pozitiv në zhvillimin ekonomik.

Lekaj ka paralajmëruar se ky regjion në kohën jo shumë të largët do të përfitojë edhe një projekt shumë madhor, siç është autostrada e Dukagjinit.

Ai ka thënë se shpreson që në mesin e tetorit do të fillojnë punimet për ndërtimin e kësaj autostrade.

Këtij projekti i është gëzuar kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. Ai ka thënë se ky projekt është më i madhi që po ndodh si investim i Qeverisë për një periudhë të gjatë kohore.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Juventusit, Cristiano Ronaldo është në hetim për gjestin…