Filloi punëtoria për hartimin e strategjisë kundër ekstremizmit dhe radikalizmit

26 tetor 2020 | 17:06

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur sot Punëtorinë  për Hartimin e Strategjisë kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Radikalizmit.

Me rastin e hapjen e kësaj punëtorie i pranishëm ishte ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Fillimisht, ai ka falënderuar të pranishmit për punën e deritanishme në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm, ndërsa Misionin e OSBE-së në Kosovë për mundësimin e kësaj punëtorie dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ofron institucioneve të Republikës së Kosovës, e në veçanti agjencive të zbatimit të ligjit.

Ai ka theksuar se Qeveria e Republikës së Kosovës është përgjegjëse për të siguruar mbrojtjen dhe sigurinë e popullsisë së saj së bashku me mbrojtjen e të drejtave të tyre për lirinë e mendimit dhe besimit.

“Qeveria është e vendosur për të zhvilluar këtë Strategji e cila do ta adresojë rrezikun e sigurisë që vjen nga terrorizmi dhe ekstremizmi në një mënyrë të përgjegjshme, duke respektuar garantimin e të drejtave të përcaktuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe krijimin e një mjedisi të sigurt, bazuar në respektimin e të drejtave dhe vlerave themelore”, ka deklaruar Veliu.

Ai bëri të ditur se vlerësimet si në raportin vjetor të Departamentit të Shtetit Amerikan por edhe në raportet tjera të institucioneve kredibile vlerësojnë lartë punën dhe të arriturat e institucioneve të Republikës së Kosovës në luftë kundër kësaj dukurie.

Ai ka theksuar vendosmërinë e Qeverisë së Republikë së Kosovës në promovimin e respektimit të prejardhjeve të ndryshme fetare dhe kulturore që mbështesin komunitetin tonë koheziv.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i ri i Drenicës, Bledar Devolli, është paraqitur të…