Fillojnë punimet në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Tërnac të Skenderajt

09 dhjetor 2022 | 15:53

Në fshatin Tërnac të Skenderajt kanë filluar punimet në Kompleksin e Dëshmorëve, që kanë për qëllim rregullimin e hapësirës dhe rrethojës së kompleksit, për të ofruar kushte më të mira për homazhe dhe pamje bashkëkohore.

“Kryetari i Komunës, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, si gjeneral lufte i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, njëherazi bashkëluftëtarë i heronjve që pushojnë të qetë në këtë kompleks, kanë vizituar punimet, ku kanë parë nga afër procesin e rregullimit dhe realizimit të këtij projekti”.

“Qeverisja Nura ka për synim që, krahas projekteve tjera zhvillimore, ta ketë fokusin e punës edhe te mirëmbajtja dhe investimi në komplekset apo varrezat e dëshmorëve”, ka njoftuar komuna e Skenderajt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në…