Fillojnë punimet për ndërtimin e aneksit të shkollës “Pavarësia”

14 korrik 2023 | 13:08

Nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e aneksit të shkollës “Pavarësia” në rrugën “Muharrem Fejza”.

“Me 12 klasa të reja dhe 3 kabinete me aneksin e ri, kjo shkollë, e vetmja aktualisht në kryeqytet, nuk do ta ketë më të nevojshme të punojë në tre ndërrime shkaku i mbingarkesës me nxënës. Siç e kemi thënë në takimet me banorët e lagjes, ky aneks i shumëpritur ka qenë prioriteti ynë nga fillimi. Shumë e lumtur që me Besianën dhe ekipin e saj në Drejtorinë e Arsimit do të përcjellim sa më afër punimet ashtu që nxënësit të gëzojnë hapësirën e re jo më larg se 250 ditë të punimeve me kontratë”, ka theksuar Sahatçiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kourtney Kardashian i ka thënë “Mirupafshim!” familjes së saj teksa…