Fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Prishtinë

13 shtator 2020 | 13:41

Nesër, e hënë, fillon faza e gjashtë e dezinsektimit hapësinor në Komunën e Prishtinës. K njoftuar kjo komunë.

“Çdo mbrëmje nga ora 19:30, për pesë mbrëmje rresht do të dezinsektohen lagjet e ndryshme të zonës urbane e rurale të Prishtinës”, është thënë në njoftimin e Komunës së Prishtinës.

Sipas këtij njoftimi, monitorimi i këtij procesi nga ana e Komunës së Prishtinës do të jetë i vazhdueshëm, dhe në bashkëpunim me qytetarët, të cilët do të japin maksimumin për një dezinsektim sa më efektiv.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Idriz Vehapi nuk do të jetë më kryetar i degës…