Fillon ndërtimi i kanalit të mullirit në Irzniq të Deçanit

25 gusht 2019 | 15:58

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj,  ka bërë me dije se kanë filluar punimet për ndërtimin e kanalit të mullirit në fshatin Irzniq të kësaj komune.

Ramosaj ka thënë se ky kanal përpos furnizimit me ujë të mullirit do të shpërbëjë edhe për ujitjen e tokave bujqësore në këto anë.

“Kanë filluar punimet në ndërtimin e kanalit të mullirit në Irzniq, në lagjet Mushkolaj, Dodaj, Berisha dhe Islamaj, i cili kanal e furnizon mullirin me ujë dhe njëkohësisht shërben edhe për ujitjen e tokave bujqësore!”, ka deklaruar Ramosaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas dy golave të Manchester City, AFC Bournemouth është rikthyer…