Fillon shpërndarja e 600 pakove për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit

01 prill 2020 | 12:23

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka përcjellë nga afër ndarjen e 600 pakove ushqimore-higjienike.

Këto pako janë siguruar nga buxheti i komunës nga kategoria e subvencioneve (DSHMS).

Bëhet e ditur se listat e përfituesve të kësaj ndihme janë përzgjedhur nga administratorët e vendbanimeve, pasi që ata e dinë më së miri se cilat familje kanë nevojë për ndihmë në këtë situatë emergjente.

Në komunikatë për media thuhet se deri më tani Komuna e Drenasit në bashkëpunim edhe me donatorë të tjerë ka ndarë mbi 1000 pako ushqimore e higjienike.

“Të gjitha listat e përfituesve do të bëhen publike, për të evituar secilin përfitues në mënyrë që një familje të mos jetë përfituese më shumë se një herë. Prandaj, lusim të gjithë administratorët e vendbanimeve, të mos i fusin në listat e përfituesve ato familje të cilat kanë qenë përfituese në njërën nga pakot e ndara, qoftë nga pakot e Komunës apo nga donatorët”, thuhet në njoftim e komunës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka nisur serinë e takimeve…