Fillon Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të nënta

28 maj 2021 | 10:39

Ka filluar të mbahet Testi i Arritshmërisë në orën 10:00 i mbi 26 mijë nxënësve të klasave të nënta në të gjitha shkollat e Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Ministria e Arsimit nga ky test nxënësit e klasave të nënta me pikët e arritura do të kenë mundësi të orientohen për në shkollat e mesme, ndërsa për shkak të pandemisë në klasa do të lejohen vetëm nga 15 nxënës.

Ministria e Arsimit njofton se në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi, raporton Telegrafi.

“Ministria e Arsimit është e vendosur dhe e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, ndërsa ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Simone Inzaghi do të jetë trajneri i ri i Interit.…