Fillon zyrtarisht fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

14 korrik 2023 | 13:43

Ka filluar zyrtarisht të premten fushata e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Sylë Dukolli, ka bërë me dije se është formuar shtabi komunal për korrje-shirje dhe janë bërë të gjitha përgatitjet për një mbarëvajtje sa më të mirë.

“Besojmë në përfundim brenda afati kohorë të korrje-shirjeve në komunën tonë pasi edhe kushtet klimatike do të janë në favorin e bujqve”, ka thënë Dukolli.

Shtabi komunal për korrje-shirje ka përgatitur planin operativ dhe do të punojë sipas rregullores për korrje-shirje. Aty parashihet edhe çmimi për hektar të cilin e ka rekomanduar MBPZHR-ja prej 130 euro.

“Nga terreni informohemi se rendimentet e grurit varijojnë nga 2000 kg për ha, deri në 3000 kg për hektar, pra edhe këtë vit kushtet klimatike ndikuan dukshëm në uljen e rendimtit të grurit jo aq kënaqshëm, sa edhe ishin pritjet. Nëse mbretëron koha me mot të mirë, fushat e korrje-shirjeve në Komunën e Malishevës, pritet të përfundojë brenda afatit prej dy javësh të paraparë sipas shtabit komunal për korrje-shirje”, ka thënë Dukolli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Piloti gjerman Mick Schumacher, që këtë sezon është pilot rezervë…