Filluan punimet në rregullimin e hapësirave në Parkun e Paqes dhe Parkun “Manchester”

10 gusht 11:07

Sot gjatë ditës kanë filluar punimet për zbatimin e kontratës për rregullimin e hapësirave në Parkun e Paqes dhe në Parkun “Manchester”, fillimin e punimeve e ka përcjell nga afër drejtori i Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Vigan Salihu.

Ky projekt parasheh që të ndërtohet kinemaja e hapur (amfiteatri), ndërtimi i këndit të lojërave për fëmijë, hapësirat për rekreacion si ndërtimi i fushave të ping pongut, shahut etj.

Gjithashtu do të bëhet pastrimi i hapësirave publike në të dy parqet, do të vendosen pushimore, shporta për mbeturina dhe çezmja për ujë të pijshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në eventin Unpacked që do zhvillohet këtë javë, Samsung Electronics…