Final 8 i Ligës Unike të meshkujve do të zhvillohet në Vlorë

04 mars 2024 | 12:16

Në fund të muajit mars do të zhvillohet Final 8 i Ligës Unike te meshkujt.

Të hënën, është një zhvilluar konferenca për media, që ishte shumë e rëndësishme para fillimit të kësaj ngjarje. U finalizua marrëveshja trepalëshe mes Presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, Hajri Elezi, President i Lajthiza Invest dhe nënkryetarit të Bashkisë Vlorë, Klevis Kaso.

Në këtë aktivitet, që do të zhvillohet në Vlorë, sponsor gjeneral do të jetë Lajthiza, duke ofruar një mbështetje të jashtëzakonshme për këtë eveniment sportiv.

Ky aktivitet merr titullin Liga Unike Lajthiza. Ndeshjet do të zhvillohen në datat 27 – 31 Mars në palestrën “Flamurtari” në Vlorë.

Ekipet nga Shqipëria: Tirana, Kamza, Besëlidhja, Teuta.

Ekipet nga Kosova: Peja, Sigal Prishtina, Trepça, Golden Eagle Ylli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën zhvillohet xhiroja e shtatë në Liga Unike Femrat.…