Finalistët përcaktohen në ndeshjet e fundit

10 maj 2019 | 13:06

Philadelphia fitoi 112-101 ndaj Torontos në gjysmëfinalen e gjashtë të “play-off”-it mes dy skuadrave në Konferencën e Lindjes, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve. Çka do të thotë që emri i finalistit të dytë do të mësohet në ndeshjen e shtatë dhe të fundit.

Fitore e lehtë e skuadrës së Philadelphias, që pati epërsi gjatë gjithë ndeshjes, duke u shkëputur deri në 20 pikë. Të pestë titullarët e Philadelphias realizuan mbi 10 pikë, duke qenë çelësi i këtij suksesi. Butleri me 25 pikë e Simmonsi me 21 ishin dy shënuesi më të mirë. Për ekipin kanadez u dallua Leonard me 29 pikë e 12 rebound, por i vetëm nuk pati asnjë shans t’i japë fitoren skuadrës së tij, raporton “Telesport”.

Në Perëndim, barazim 3-3 edhe në serinë e takimeve midis Portlandit dhe Denverit. Skuadra e Portlandit fitoi 119-108, në një ndeshje me dy pamje. Denveri ishte superior në pjesën e parë, ku u dalluan Jokiq me 29 pikë e Murray me 24. Gjithsesi, në periodën e fundit vjen përmbysja e Portlandit, që dominon në parket dhe triumfon falë 32 pikëve të Lillardit, 30 të McCollumit dhe 25 të Hoodit. Kjo është trioja e parë që realizon mbi 25 pikë secili në ndeshjet “play-off” që nga viti 2002.

Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”

Milwaukee – Boston                       (4-1)
Toronto – Philadelphia   101-112 (3-3)

Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”

Golden State – Houston                         (3-2)
Portland – Denver                    119-108 (3-3)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ndihet krenar me lojtarët e…