Finalja Liverpool – Real Madrid shtyhet edhe 15 minuta

28 maj 2022 | 21:14

Finalja mes Liverpoolit dhe Real Madridit është shtyrë edhe për 15 minuta, por si duket kjo kohë do të zgjas edhe më shumë, pasi ndaj tifozëve të ekipit anglez është hedhur gaz lotsjellës.

Para stadiumit “Estade de France” në Paris janë mbledhur mbi 15 mijë tifozë që ishin pa bileta, duke shkaktuar kështu tollovi përpara hyrjes për në stadium.

Tashmë lojtarët e të dyja ekipeve kanë dalë sërish në nxehje, pasi kanë kaluar 10 minuta tashmë prej që është dashur të nis ndeshja, por e njëjta është shtyrë deri në 21:30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i finales së Ligës së Kampionëve sonte është shtyrë…