Financimi i ushtrisë, Musliu i reagon Haradinajt

24 prill 2022 | 13:16

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili dje i ka akuzuar disa eksponentë të PDK-së se “janë çu peshë kundër fondit të ushtrisë”.

Musliu ka shkruar  në llogarinë e vet në “Facebook”se “disa eksponentë të AAK-së patën gabuar rëndë”, kur bënin opozitë bashkë me tani kryeministrin Albin Kurti.

“Disa eksponent të AAK-së patën gabuar rëndë kur iu bashkuan Albin Kurtit me filikaqa në degjenerim të Parlamentit, bëjnë  mirë mos t’i bashkohen edhe në  degjenerim të ushtrisë së Kosovës”, ka shkruar Musliu.

Ajo ka thënë se financimi i ushtrisë duhet të bëhet me ligj.

“Kosova është SHTET e jo OJQ. Financimi i Ushtrisë duhet të mbështet në ligj e jo në lëmosh.  E duam ushtrinë me standarde të NATO-s STOP EKSPERIMENTEVE ME USHTRINË!”, ka shkruar Musliu.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të disa zyrtarëve në PDK, përfshirë deputeten Musliu, të cilët kanë shprehur rezerva për fondin e themeluar nga qeveria për ta financuar ushtrinë e vendit. Ai ka thënë se nuk po e kupton se përse PDK është kundër fondit të ushtrisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bad News Eagles kanë shkruar histori, pasi janë kualifikuar tutje…