Finlanda mbyll kufijtë, rusët drejt Mongolisë

29 shtator 2022 | 15:10

Nga mbrëmja e sotme, Finlanda i mbyll kufijtë turistëve rusë; Te paktën këtë pretendon e përditshmja finlandeze Helsingin Sanomat që shpjegon se rregullat e reja, të marra pas njoftimeve se Rusia ka shpallur mobilizimin e përgjithshëm, synojnë që fluksi i mbërritjes së rusëve në Finlandë të bjerë deri në gjysmën e nivelit aktual.

Mund të ketë megjithatë edhe përjashtime bazuar në specifikën e rasteve të ndryshme, kufizimeve ligjore e dallimeve politike. Në parim sidoqoftë, udhëtimet nga Rusia në Finlandë dhe vendet e tjera të Shengenit do të kufizohen.

Rusët që duan t’i shpëtojnë mobilizimit ushtarak nuk dorëzohen, e së fundi, kanë nisur të mësyjnë Mongolinë.

“U largova nga vendi im sepse nuk dua të vras njeri. Është shumë e vështirë të lësh pas gjithçka, shtëpinë, atdheun, familjarët e tu. Por është gjithsesi më mirë sesa të vrasësh njerëz”.

“Vetëm disa orë m’u deshën që të bëhesha gati. Mora çantat, dokumentet e ika. Në fillim mendova se e kuptoja se c`po ndodhte në vend, por kur pashe veprimet e qeverisë, që binin ndesh me ato çfarë kishin vetë më parë, atëherë e kuptova se liderëve tanë nuk u zihet besë”- shprehen rusë.

Norvegjia, Turqia dhe Gjeorgjia gjithashtu kanë raportuar një shtim të hyrjes së rusëve në tokën e tyre këto ditët e fundit. Kufijtë e Rusisë në lindje, jug dhe perëndim, janë mbushur me makina dhe kamionë, në përpjekje e sipër për të ikur nga shteti. Njoftimi për mobilizim të pjesshëm ka nxitur edhe një valë protestash në vend gjatë të cilave janë arrestuar qindra vetë.

Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu thotë se 300.000 rusë do të mobilizohen, por në disa raportime pretendohet se Kremlini shpreson të dërgojë më shumë se një milion njerëz për të luftuar në Ukrainë. Ministria britanike e Mbrojtjes sakaq pretendon se gjatë shtatë ditëve që kur Vladimir Putin shpalli mobilizimin e pjesshëm, numri i rusvëve që janë larguar nga vendi e ka kapërcyer atë të forcave pushtuesve që Moska dërgoi në Ukrainë në shkurt të këtij viti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga gazetaret sportive më të njohura, Diletta Leotta, është…