Fiorentina interesohet për Gjimshitin

08 maj 2019 | 15:52

Fiorentina është duke u interesuar për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti.

“Tuttomercatoweb” raporton se skuadra e Fiorentinës në javët e fundit ka treguar interesim për mbrojtësin shqiptar, i cili është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Atalantës.

Ofertat për 26-vjeçarin nuk kanë munguar edhe në afatin kalimtar, kurse në të kaluarën ky futbollist ka luajtur edhe për Zurichin, Avellinon dhe Beneventon.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur sot…