Fitimtarë edhe në betejat e radhës

04 nëntor 2020 | 10:45

Pas aksionit të bastisjes që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e Jakup Krasniqit në Prishtinë, pati shumë reagime nga bashkëpartiakë dhe familjarë të tij.

Shefi i Grupit Parlamentar të Nisma-AKR, Endrit Shala përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, i ka dhënë mbështetje bashkëpartikut të tij, duke thënë se edhe në këtë betejë ish-zëdhënësi i UÇK-së do të del fitimtar.

“Ne nuk njohim humbje. Jemi gati. Fitimtarë edhe në betejat e radhës, cilado qofshin ato”, ka shkruar Shala.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në orët e hershme të mëngjesit Zyra e Prokurorit të…