Fitojnë Barcelona dhe Tottenhami

28 nëntor 2018 | 22:57

Pas tri ndeshjeve rresht pa fitore në të gjitha garat, Barcelona iu është kthyer triumfeve. Katalonasit fituan 1 me 2 si mysafirë të PSV-së në xhiron e pestë të Grupit B në Ligën e Kampionëve.

Lionel Messi e Gerard Pique shënuan për Barçën, teksa Luuk de Jong ngushtoi rezultatin.

Në të njëjtin grup, në garën për pozitën e dytë, Tottenhami fitoi 1 me 0 ndaj Interit me golin e vetëm të realizuar nga Christian Eriksen, dhjetë minuta para fundit.

Në tabelë, Barça prin me 13 pikë, e ndjekur nga Tottenhami e Interi me nga 7. PSV-ja e fundit ka vetëm një pikë. Në xhiron e fundit, Barça pret Tottenhamin, e Interi PSV-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takaur me senatorër amerikanë…