Fitojnë Bostoni, Lakersat dhe Clippersat, bien kampionët e Denverit

15 shkurt 2024 | 10:42

Bostoni mbetet skuadra më e mirë në NBA, duke fituar me rezultat 136-86 ndaj Brooklynit, fitorja më e thellë e regjistruar këtë sezon (50 pikë diferencë). Pritchard me 28 pikë e White me 27 pikë ishin dy shënuesit më të mirë të Bostonit, që preku kuotën e 43 fitoreve në NBA këtë sezon.

Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që mundën me rezultat 138-122 Utah Jazz jashtë fushe. Davis me 37 pikë

e Hachimura me 36 pikë bënë diferencën për ekipin kalifornian në këtë sfidë. Fiton edhe ekipi i Clippersave, që mundi me rezultat 130-125 Golden State, që ndalet pas pesë fitoresh radhazi.

Për Clippersat shkëlqeu Harden me 26 pikë. Humbet ekipi kampion i Denverit, që u mund me rezultat 102-98 në fushën e tij nga Sacramentos. De’Aron Fox me 30 pikë u dallua për miqtë. Jashtë fushe fiton edhe Miami, që mundi me rezultat 109-104 Philadelphia (Herro e Adebayo nga 23 pikë secili), ndërsa Memphisin mundi me shifrat 121-113 Houstonin (Jackson 20 pikë).

Rezultatet

Charlotte – Atlanta         122-99
Orlando – New York      118-100
Philadelphia – Miami     104-109
Boston – Brooklyn          136-86
Cleveland – Chicago       108-105

Toronto – Indiana           125-127
Memphis – Houston       121-113

New Orleans – Washington  133-126
Dallas – San Antonio              116-93
Denver – Sacramento            98-102
Phoenix – Detroit                   116-100

Utah Jazz – Lakers                    122-138
Golden State – Clippers           125-130

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, do të mbajë sot (e enjte)…