Fitojnë Drita dhe Dukagjini

02 prill 2023 | 17:14

Janë mbyllur dy ndeshjet e ditës në Albi Superligën e Kosovës në futboll.

Drita para shikuesve vendas e mposhti Drenicën duke u rimarr kreun e tabelës. “Intelektualët” triumfuan me rezultatin 3-0.

Të tre golat e fitores, Drita i realizoj në pjesën e dytë. Fillimisht Leonat Vitija i dha epërsinë ekipit të Arsim Thaqit kurse golin e dytë e shënoj Blend Baftiu.

Fitoren edhe më bindëse Drita e bëri kur Muharrem Jashari realizoj golin e tretë. Drita gjendet në pozitën e parë në tabel me një pikë më shumë se Ballkani.

Ndërkohë tre pikë të reja i ka fituar edhe Dukagjini. Ekipi nga Klina triumfoi 3:1 në shtëpi ndaj Ferizajt.

Për Dukagjinit golat i shënuan Vitor Hugo, Marclei Santos dhe Oto John. Golit e vetëm për miqtë e realizoj Behar Bardhi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë një takimi për prezantimin e kandidatëve të 14 majit…