Fiton Unitedi, ndalet Chelsea

02 janar 2019 | 23:00

Manchester United ka arritur fitoren e katërt radhazi.

Largimi i Jose Mourinhos, duket se ka pasur efektin e dëshiruar. “Djajtë e kuq” mundën me rezultatin 2-0 Newcastel falë golave të Rashford dhe Lukakut.

Chelsea nuk di të fitojë sërish në “Stamford Bridge”. Skuadra e drejtuar nga Maurisjo Sarri u ndal në një barazim pa gola ndaj Sauthempton.

Pas këtij rezultati te “blutë e Londrës”, s’mund të flitet më për titullin kampion, pasi është e qartë se beteja e vërtetë është ajo për vendin e katërt, që të çon në Champions.

Në ndeshjet e tjera të Premier League, Bërnli dhe Suansi fituan transfertat respektive ndaj Hadërsfilldit dhe  Uolves, ndërsa Uest Hem u ndal në një barazim  2-2 me Brajton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arbër Bullakaj ka jetuar deri në moshën 8 vjeçare në…