Fitore Pacolli: Nuk duhet të lejohet privatizimi i Telekomit

05 qershor 2020 | 17:39

Qeveria e Kosovës, e cila drejtohet nga kryeministri Avdullah Hoti, e ka lënë të hapur mundësinë e privatizimit të Telekomit.

Një veprim i tillë nuk i ka pëlqyer aspak deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ka thënë se një gjë e tillë nuk do të lejohet, raporton “Epoka e re”.

“Kjo nuk duhet të lejohet. Këtë synojnë ta bëjnë për të përfitime personale jo për të mirën e Telekomit e as për të mirën e Kosovës. Çdo vendim i qeverisë ilegale është vendim ilegal”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e drejtuar…