Ish-ministri Lluka mbështet Qeverinë Hoti për privatizimin e Telekomit

05 qershor 2020 | 17:34

Valdrin Lluka, ish-ministër i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e drejtuar nga Ramush Haradinaj i ka dalë në mbështetje Qeverisë së re për rikthimin e mundësisë së privatizimit të pjesshëm të Telekomit të Kosovës.

“E përshëndes qasjen e qeverisë së re karshi Telekomit. Privatizimi i pjesshëm i Telekomit siguron stabilitet për ndërmarrjen, punëtorët dhe avancim për sektorin e telekomunikacionit në Kosovë, sektor ky i ndërlidhur ngusht me suksesin e industrisë së informacionit dhe teknologjisë”.

“Në kohën sa isha në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, ne kemi filluar një procedurë të tillë, për çka kemi pranuar edhe ndihmë financiare dhe ekspertizë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ndihmë kjo që është e gatshme për qeverinë aktuale që të shfrytëzoj”, ka shkruar Lluka në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mjaftuar një ndeshje e madhe mos aktivizimi, në Ligën…