Fitore për 15 sezone resht, Hamiltoni synon ta thyejë rekordin e Schumacherit

20 shtator 2022 | 17:39

Piloti britanik Lewis Hamilton nuk ka korrur ende asnjë fitore këtë sezon, ndërkohë që shpreson ta realizojë këtë në një nga garat e mbetura. Ai ndan me Michael Schumacherin dy rekorde, atë të 7 titujve kampionë bote në Formula 1 si dhe një fitore të paktën në një garë për 15 sezone radhazi (2007-2021 Hamilton dhe 1992-2006 Schumacher).

Hamiltoni shpreson që të fitojë një garë dhe të marrë këtë rekord edhe pse piloti i Mercedesit shprehet se për të kjo nuk ka shumë rëndësi.

“Do të ishte diçka e bukur nëse do të fitonim një garë. Shpresojmë. Gjithsesi, për sa i përket rekordit, ai nuk ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë Hamiltoni. “Jam krenar që nga viti 2007 kam fituar gjithnjë. Mendoj se edhe këtë vit do ta kemi këtë mundësi, pasi ende ka gara. Nga gara në garë makina është më e shpejtë dhe ne synojmë që të jemi sërish më të mirët. Duam të luftojmë sërish për titullin. Kjo është në AND-në tonë”, ka deklaruar Hamiltoni.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot…