Latifi pret në takim ministrin e Kulturës, flasin për projektet në Rahovec

20 shtator 2022 | 17:23

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur sot në takim ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku me bashkëpunëtorët e tij, me të cilin ka diskutuar për ç’bllokimin e projekteve të cilat ka kohë që i presin, si dhe për projektet e reja për komunën e Rahovecit.

“Bashkëbiseduam për përkrahjen nga MKRS-ja që i nevojitet komunës sonë për projekte konkrete, në fushën e trashëgimisë kulturore e historike, për rininë si dhe në investime kapitale në kulturë dhe sport. U pajtuam që bashkë t’i përqendrojmë kapacitetet tona institucionale, për të kryer studimet e nevojshme, analizën e duhur, që projektet prioritare e të rëndësisë së veçantë të marrin sa më shpejtë drejtimin e duhur ligjor e institucional, për t’u jetësuar pa vonesa”, ka thënë Latifi.

Kryetari Latifi ka falënderuar ministrin Çeku për vizitën si dhe MKRS-në për investimet e deritanishme.

“Sigurojmë se komuna po punon me dinamikë të lartë dhe është e gatshme që të gjitha projektet t’i çojë përpara e t’i realizojë me standarde sa më të larta”, ka thënë Latifi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi,…