Fitorja e gjashtë radhazi për Istogun

28 tetor 2021 | 11:46

KHF Istogu ka vazhduar me fitore në Superligën e hendbollisteve. Istogu e luajti ndeshjen e mbetur të javës së pestë ndaj Jusuf Gërvallës. Takimin e zhvilluar në Deçan e fituan istogaset me rezultat 38:18. Pas 30 minutave lojë rezultati ishte 17:8 dhe u bë e qartë se dallimi në cilësi ekzistonte.

Kapitenia Albina Rugova i shënoi 9 gola, ndërsa nga 8 i kishin Adelina Berisha e Anja Bojaniq. Te Jusuf Gërvalla u shqua Eriona Gecaj me 11 gola.

Për Istogun ishte fitorja e gjashtë rresht. Udhëheq në tabelë me 12 pikë. Jusuf Gërvalla mbanë vendin e dhjetë me 4 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një gjykatë britanike pritet të vendosë këtë javë nëse themeluesi…