Fitorja e parë për Los Angeles Lakers

31 tetor 13:28

Pas pesë humbjesh, vjen fitorja e parë në kampionat për Los Angeles Lakers, që fituan 121-110 ndaj Denver Nagets. Rikthimi i Dejvisit (23 pikë e 15 rebound) ndikoi në këtë rezultat, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte LeBron Xhejms me 28 pikë. Këtë herë u dallua edhe stoli për Lejkersin, nga ku erdhën 41 pikë, duke i bërë të pavlefshme 23 pikët e 14 kërcime të Nikolla Jokiçit.

Humbja e dytë brenda 24 orësh për kampionët aktual, Golden Stejt, që u mundën 128-114 nga Detroit. Kerri me 32 pikë e Poll me 30 u përpoqën të mbajnë në lojë Ëarriors, por pa sukses. Për Detroitin, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë.

Pa probleme fiton skuadra e Bostonit, që mundi 112-94 Uashingtonin, ndërsa San Antonio mposhti 108-97 Minesotën, duke qenë skuadra surprizë e këtij sezoni. Në takimet e tjera, Feniksi mposhti 124-109 Hjustonin falë 30 pikëve të Bukerrit, ndërsa Nju Orlinsi mposhti Los Anxhelos Klipersin me rezultat 112-91.

NBA – Rezultatet

L.A.Klipers – Nju Orlins, 91-112

Boston – Uashington, 112-94

Klivlend – Nju Jork, 121-108

Detroit – Golden Stejt, 128-114

San Antonio – Minesota, 107-98

Dallas – Orlando, 114-105

Feniks – Hjuston, 124-109

L.A.Lakers – Denver, 121-110

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia ka nisur një sulm me raketa në të gjithë…