Fjalët e kampionit Usyk: Trajnerët më thanë të mos e nokautoja Joshuan

26 shtator 08:08

Oleksandr Usyk, pasi u shpall  kampion i ri i peshave të rënda në boks, duke e mposhtur Anthony Joshuan pas 12 raundesh, ka thënë se ka besuar në fitore dhe ka punuar shumë për këtë, duke mos e parë familjen për një kohë të gjatë.

Vendimi për fitoren e boksieri ukrainas pas 12 raundeve ka ardhur me vendim unanim të gjyqtarëve, ku të tre ishin në anën e Usyk: 117-112, 116-112, 115-113.

Usyk tani është kampioni i katër brezave: WBA (Super), IBF, WBO dhe IBO në peshat e rënda.

 

Boksieri ukrainas ka thënë edhe fjalët e para si kampion i botës në peshat e rënda në boks për ‘Sky Sports Box Office’.

“Kjo do të thotë shumë për mua. Dueli shkoi siç prisja unë të shkonte. Kishte momente kur Anthony godiste fortë, por s’ishte asgjë speciale”.

 

“Nuk e kisha synim ta nokautoja, sepse ashtu më thanë trajnerët e mi. Në fillim, tentova ta godisja fort, por pastaj bëra detyrat e mia”.

“Gjëja e vetme që doja ishte të falënderoja Jezu Krishtin. Kam punuar shumë që nga janari në përgatitjet për këtë duel”.

 

“Më mori gjysmë viti dhe nuk e kam parë familjen për një kohë të gjatë. Më mungon t’i shoh ata. Dua të shkoj në shtëpi dhe të jem i lumtur me familjen. Nuk po mendoj për revanshin”, ka thënë Usyk. /Telegrafi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dukagjin Gorani në emisionin Pressing të T7, ka folur…