FJALIMI IM NË TIRANË MË 20 KORRIK 2022

31 korrik 13:50

Ismet Sylejmani

Në ditëlindjen time të parë pa Nanën time e cila u nda nga jeta më 6 Nëntor të vitit 2021, isha në Kryeqytetin e Shqipërisë në Tiranë!

Në Tiranë shkova me ftesë të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Shqipërisë “Nderi i Kombit”!

Ishte ditëlindja ime e parë pa prezencën fizike të Nënë Ramizes!
E dija se atë ditë do të më mungonte telefonata e Nanës, se asaj nuk i shpëtonte ditëlindja ime!
Do të më mungonte urimi e përqafimi i sajë dhe sigurisht se nuk do te ishte e lehtë për mua ta përballoja atë ditë, e cila në mes gëzimesh e surprizash, patjetër të kujton Prinderit e në veçanti Nënën që të ka sjellur në jetë!
Por fati e deshi që unë më 20 Korrik 2022, të udhëtoja për në Shqipëri, sepse atje isha i ftuar nga Veteranët dhe Pasardhësit e Tyre të LANÇ-së të Shqipërisë, të merrja pjesë dhe të mbaja fjalim në jubileun e 65-të të themelimit të Organizatës së Tyre!
E mendova gjatë se a duhej të tregoja se une atë ditë e kisha ditëlindjen, apo edhe se e kisha ditëlindjen e parë pas ndarjes nga jeta të Nënës time!

Dhe vendosa që ditëlindja të mos shihej, pra ta fshihja në facebook dhe të mos tregoja para të pranishmëve që unë sot e kam ditëlindjen e parë pa Nënën!
Nuk e bëra asnjërin, jo pse nuk dëshiroja, por pse mendova se po i përmenda në fjalim apo edhe pas përfundimit të ceremonisë, do ta zbehja jehonën e fjalës time, por edhe do ta zhvendosja vemendjen nga dy kolonat kryesore që përmbante fjala ime!
Kolona e parë kishte të bënte me figurën e madhe dhe të pavdekshme të Atij që e kishte rreshtuar Shqipërinë në anën e fitimtarëve, në krahun e koalicionit Antifashit gjatë Luftës së Dytë Botërorë dhe ky ishte Kryelavdia e Kombit, i madhi dhe i pavdekshmi Enver Hoxha!
Pra kolona e parë ishte se unë aty e ripërsërisja edhe njëherë në mes të Tiranës dhe para gjithë popullit shqiptar të Shqipërisë dhe Viseve të saja e për shqiptarët kudo që janë nëpër botë se:”…Asgjë nuk do të festonim sot, sikur Shqipëria të mos rreshtohej në krahun e drejtë të aleancës Antifashiste botërore të cilës i prinin Shtetet e Bashkuara të Amerikës e që në krahun e sajë kishte Anglinë dhe Bashkimin Sovjetik…”!,dhe se nuk mund të ishte ndryshe sepse:”…Largpamësia e enverizmit çlirimtar e antifashist na ka mësuar e do të na mësojë, që kurdoherë të lidhemi në alencë me progresiven e me përparimtaren, kundër antinjerezores e kundër anticivilizueses, e cila është në shërbim të interesave të popullit, të Atdheut dhe Kombit tonë të panënshtruar…”!

Dhe kolona e dytë ishte se aty në mesin tonë merrte pjesë një personalitet i madh dhe i lavdishëm, i cili ishte edhe Kryetari i Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Shqipërisë, Xhaxhi Odhise Porodini!
Për të cilin iu drejtova të pranishmëve në sallë:
“…Të nderuar të pranishëm!
Me lejoni ti drejtohem një personaliteti këtu që është në mesin tonë!…”!
Dhe vazhdova:
“…Shumë i dashur Xhaxhi Odhise Porodini!
Kam knaqësinë e madhe, shfrytezoj rastin ideal që më është dhënë, të të falenderoj publikisht Ty e familjen Tënde, e në veçanti djalin Tënd, shokun e mikun tim të madh Kristaç Porodinin, për kontributin e madh që keni dhënë në organizimin e luftës së armatosur e çlirimtare, në fitoren e madhe të çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!
I gjithë populli shqiptar duhet ta dijë se shtëpia Jote ka qenë çerdhja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë baza e madhe dhe vendstrehimi i themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë njëra nga Selitë e para të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!
Të jemi mirënjohës përgjithmonë…”!

Ishte një dedikim special dhe një falenderim i madh nga ana ime, që ia bëra Xhaxhit Odhise e nërmes Tij, në veçanti Shokut e Mikut tim të nderuar Kristaq Porodinit dhe në përgjithësi familjes Porodini!

Ditëlindja ime e 58-të më 20 Korrik të vitit 2022, me gjeti në udhetim për në Tiranë për të mbajtur fjalën time, në nderim të jubileut të 65-të të VP të LANÇ dhe kjo ishte e jashtëzakonshme, shumë e madhe për mua e për familjen time!

Ishte knaqësi e madhe të isha në Tiranë për ditëlindjen time, dhe ishte e jashtëzakonshme kur vendosa të mos e tregoja se atë ditë e kisha ditëlindjen, por edhe ta fshihja nga facebook që të mos dihej!

Atë ditë në rrugën e kthimit nga Tirana për në Kosovë, u ndala në Rrëshen të Mirdites dhe takova Miken time të madhe Marie Biben, vajzen e Heroit të Popullit Bardhok Biba!
Asaj i tregova se sot e kam ditëlindjen, dhe bashkë me bashkëshortin e sajë mikun e nderuar Zef Prenga dhe me mikun tim Kryetarin e SHFD Xhavit Jashari e sekretarin e SHFD Ramiz Rama, e ngritem nga një dolli për ditëlindjen time e në nderim të kujtimit të Nanë Ramizes!

Ditëlindja ime e parë pa Nanën në Tiranë ishte nderimi i madh edhe për Atë, sepse Ajo po të ishte gjallë do të gëzohej shumë e do të mburrej me fjalën time e do ta dëgjonte e lexonte me dhjetra herë!
Fjalimi im në Tiranë në ditëlindjen time, ishte dedikim edhe për Nanën time e cila ka më 6 Nëntor 2021 ka mbyllur sytë përgjithmonë!

Prishtinë,31 Korrik 2022!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), dega në Podujevë,  ka thirrur…