FKGK-ja nënshkruan marrëveshje me dy institucione mikrofinanciare

12 maj 2021 | 13:42

Në ambientet e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK), dy institucionet mikrofinanciare më të mëdha për sa i përket vëllimit të kredive aktive, “KEP Trust” dhe “FINCA Kosovë”,  kanë nënshkruar marrëveshjet e garancisë për garantimin e kredive bujqësore brenda “Dritares Agro” të FKGK-së. Kjo ngjarje shënon një moment kyç për FKGK-në dhe për sektorin mikrofinanciar, duke ofruar garanci për kredi bujqësore për fermerët dhe agrobizneset vendore. Arsim Bruçaj, drejtor ekzekutiv në Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes së institucioneve mikrofinanciare me FKGK-në do të jetë një shtysë e madhe në rritjen e kreditimit për bujqit dhe fermerët e Kosovës dhe është një hap domethënës drejt rritjes së përfshirjes financiare në vendin tonë.

Ndërsa Kastriot Këpuska, agro ekspert në FKGK, ka theksuar se ky është një hap i rëndësishëm për të gjitha palët e ndërlidhura drejt përfshirjes dhe garantimit të një baze më të gjerë të klientëve të financuar. Fermerët e financuar nga institucionet mikrofinanciare paraqesin një pjesë të rëndësishme të sektorit bujqësor dhe garantimi i kredive të tyre presim që të lehtësojë kredidhënien dhe të ndikojë dukshëm në krijimin e kushteve sa më të mira për financimin e tyre.

“Dritarja Agro” është skemë garantuese që operon në kuadër të FKGK-së me qëllim të mbështetjes së fermerëve dhe agrobizneseve duke garantuar kreditë për këtë sektor. Kapitali i përgjithshëm i “Dritares Agro” është në vlerë totale prej 11.5 milionë euro dhe është financuar plotësisht nga Qeveria e Gjermanisë, përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KfW).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person ka raportuar se nëna e tij është larguar…