Flaka Loxha eliminohet në raundin e tretë

15 korrik 2022 | 14:37

Flaka Loxha e ka mbyllur aventurën në Grand Prix të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

Ajo pësoi humbje në raundin e tretë nga xhudistja e Mongolisë, Ichinkhorloo Munkhtsedev me IPPON.

Loxha kaloi pa luftë në rrethin e parë, kurse në të dytin e mposhti xhudisten kazake, Bakyt, Kussakbayeva në kategorinë deri në 57 kilogramë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përgjatë gjithë historisë ka pasur njerëz shumë të pasur. Ata…