Flamurtari nënshkruan me 6 futbollistë

26 qershor 2020 | 14:24

Flamurtari nga Prishtina krahas garës për mbijetesë në IPKO Superligë është duke menduar edhe për të ardhmen e futbollistëve nga shkolla e futbollit.

Klubi “kuqezi” ka nënshkruar kontratë me gjashtë futbollistë nga akademia e klubit. Bëhet fjalë për Fisnik Ahmetin, Jeton Selimin, Eron Rafunën, Yll Cahanin, Gentrit Gashin dhe Ardit Hasani.

“Fisnik Ahmeti,Jeton Selimi, Eron Rafuna, Yll Cahani, Gentrit Gashi, Ardit Hasani nënshkruajnë kontratat e para me klubin tonë. Flamurtari mendon për të ardhmen dhe futbollistet nga shkolla e vet. Ju prift e mbara djelmosha Kuq e Zi”, thuhet në njoftimin e Flamurtarit.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rastin e 26 qershorit, Ditës Ndërkombëtare Kundër Abuzimit me…