Flasin nga kompania Armendi Tours, për aksidentin me kosovarë në Austri

19 maj 2022 | 09:44

20 persona janë lënduar në një aksident që ka ndodhur gjatë natës në Austri.

Për aksidentin kanë raportuar mediat austriake, derisa kanë shkruar se nuk ka viktima.

Gazeta Blic ka kontaktuar me kompaninë Armendi Tours, derisa autobusi i aksidentuar është i kësaj kompanie.

Ata kanë thënë se nuk dihen ende arsyet e aksidentit, derisa kanë konfirmuar se nuk ka viktima dhe vetëm një person është më rëndë i lënduar, pasi ka thyer këmbën.

“Arsyet e aksidentit nuk dihen ende. Fatmirësisht nuk ka të vdekur e as të lënduar rëndë, përpos një personi i cili ka thyer këmbën. Jemi interesuar menjëherë për gjendjen e pasagjerëve dhe fatmirësisht gjenden jashtë rrezikut për jetë”, kanë thënë nga kompania Armendi Tours.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 23-vjetorin…