“Flet një spanjishte perfekte”, Ronaldo zbulon takimin me Mbappe

17 janar 2024 | 10:21

Telenovela “Kylian Mbappe” është në seritë e fundit, por mbetet një çështje e nxehtë në aksin Paris-Madrid.

Të shumë janë aktorët që janë përfshirë në këtë diskutim që po fillon të bezdisë tifozët e dy klubeve. Së fundmi mbi këtë temë është pyetur edhe Ronaldo, fenomeni, pasi të dy ishin të pranishëm në një ndeshje NBA.

“Real Madrid ka pasur gjithnjë lojtarët më të mirë në botë, është në filozofinë e tyre, prej vitesh e bëjnë diçka të tillë dhe do të vijojnë të qëndrojnë në nivele të larta. Nuk e di nëse Mbappe do të shkojë te Reali, por është e vërtetë që fliste një spanjishte perfekte. Mu duk impresionuese teksa e dëgjoja duke folur. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por është një telenovelë që po bëhet shumë e gjatë”, u shpreh Ronaldo, fenomeni.

Mbappe vijon formën e tij fantastike edhe këtë sezon teksa në 25 ndeshje në total ka shënuar 26 gola dhe ka dhuruar 4 asiste.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Duke u bazuar në Ligjin Nr. 08/L-181 për Vlerësimin e…