Flet rekordmeni Visar Bekaj

21 shkurt 2019 | 21:53

Portieri Visar Bekaj e ka thyer një rekord të jashtëzakonshëm prej 11 ndeshjeve rresht në dy gara zyrtare pa pranuar gol.

Rekord ky që nuk e kishte thyer asnjë portier deri më tani. Megjithatë Labinot Qosa mbetët portieri i vetëm që nuk ka pësuar gol në 12 ndeshje rresht, por kampionale, sepse kishte pësuar gola për Kupë në mesin e ndeshjeve për pikë, për çfarë Visar Bekaj dhe mbrojtja e tanishme e Prishtinës mund të krenohet gjatë me këtë arritur.

“Normal, pranimi i dy golave pas shumë ndeshjeve nuk ka qenë ndjenjë e mirë, e sidomos që i ka shërbyer ekipit me humbje. Kam qenë shumë keq, sikurse gjithë bashkëlojtarët, veçmas një ditë pas ndeshjes, por edhe që është normale në këso raste. Por kjo shërben po ashtu edhe për motiv shtesë duke provuar sërish ndoshta që të ndjek rekordin e çka mospranimi sa ma i gjatë i portës së paprekur do t’i shërbej maksimalisht skuadrës drejt rrugës së titullit”, ka thënë Bekaj për faqen zyrtare të klubit kryeqytetas.

Në lidhje me ndeshjen e radhës ndaj Lirisë, Bekaj ka deklaruar: “Asnjë ndeshje s’është e lehtë, kjo u vërtetua me ’89-shin e sidomos me Flamurtarin. Pra, njëjtë lehtë nuk është as me Lirinë. Por, besoj se ndeshjeve tani do t’i qasemi krejt më ndryshe, me më përgjegjësi. Atmosferën e kemi rikthyer edhe më mirë se që ka qenë, kemi rikthyer sërish buzëqeshjen, kuptohet përveç dy ditëve të para të pas ndeshjes, sepse ne në këtë edicion asnjëherë nuk kemi pasur probleme të tilla dhe tani gjithçka jemi në rregull dhe besoj shumë në rikthimin e fuqishëm të fitoreve”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i PDK-së, Arben Gecaj, ka komentuar deklaratën e nënkryetarit…