Flet Shkëlzen Maliqi: Serbia po kërkon pretekst për ndërprerjen e dialogut

19 qershor 2018 | 12:11

Publicisti Shkëlzen Maliqi ka treguar për gazetën “Epoka e re” arsyet pse nuk i është lejuar hyrja në Serbi.

Arsyeja e vetme të cilën ia kanë dhënë autoritetet serbe ka qenë përfshirja e tij në listën e personave që nuk mund të kalojnë kufirin pa u verifikuar.

Dhe e gjithë kjo procedurë sipas tyre mund të zgjaste tërë paraditen.

“Me ndaluan në kufi në orën 5:00. Nuk më dhanë asnjë arsye. Thanë mundesh me prit verifikimin sepse emri yt është në listë të atyre që nuk mund të kalojnë pa verifikim. Kur u interesova sa zgjat kjo, policët thanë ndodh tanë paraditen. Thjesht maltretim. Ne ishim 4 veta që udhëtonim për një tryezë sonte në Qendrën për dekontaminim kulturor me rastin e përvjetorit të ekspozitës ‘Pertej 1 *1997’ dhe botimit të librit ‘Peter’ studim i rastit, ku do të bisedonim për raportet kulturore Kosovë- Serbi. Me mua ishin edhe Jeton Neziraj, Besa Luci e Kosova 2/0 dhe Majlinda Hoxha fotografe. Ata i lejonin të shkonin por u solidarizuan me mua dhe në shenjë të protestës u kthyen në Prishtinë”, është shprehur Maliqi.

Sipas Maliqit, këto sjellje të autoriteteve serbe janë pretekst për të ndërprerë dialogun në të gjitha nivelet.

“Mendoj se ata po kërkojnë pretekst për ndërprerjen e dialogut në të gjitha nivelet, edhe atë të shoqërisë civile. Po e kuptojnë se ky format i dialogut nuk ua plotëson dëshirën që ta ndajnë Kosovën, dhe investojnë në prishjen e lojës, që procesi të kthehet në një pikë zero”, ka deklaruar Maliqi për gazetën “Epoka e re”.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i…