Flet vëllai i Besar Nimanit të vrarë në Gjermani: I gjeta GPS në veturë (Video)

18 mars 2024 | 14:46

Berat Nimani, vëllai i boksierit të vrarë në Gjermani, Besar Nimanit sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e këtij të fundit.

Ai është shprehur se edhe më parë, Besari është sulmuar afër shtëpinë, nga persona të panjohur.

Më pas, ai bëri të ditur se në veturën e të vëllait ka gjetur edhe GPS-së, gjë të cilën e kanë lajmëruar në polici, njofton Klankosova.tv.

“Njëherë është sulmuar afër shtëpisë nga persona të panjohur. Unë e kam gjet GPS-in në veturë, që ishte e ngjitur në magnet edhe Besari e dërgon në polici, ai që të vendos GPS në veturë, ai nuk do diçka të mirë prej teje”, është shprehur ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizatat joqeveritare IKD, FOL dhe INPO i bëjnë thirrje Këshillit…