Flick: Eliminimi nga Kupa është shokuese për Bayernin

14 janar 2021 | 17:22

Skuadra modeste e Bundesliga 2, Holstein Kiel, barazoi 2-2 gjatë gjithë 120 minutave me Bayern Munchenin dhe në fund arriti të fitojë me penallti, duke eliminuar kampionët aktualë nga Kupa e Gjermanisë.

Trajneri i Bayernit, Hansi Flick, është shprehur se është një goditje e rëndë për skuadrën, por rikthimi në rrugën e duhur është e rëndësishme.

“Është shokuese, tronditje e vërtetë. Por duhet të kthehemi shpejt në rrugën e duhur. Nuk mund ta fajësoj për asgjë ekipin. Kemi treguar se mund të luajmë 120 minuta me ritëm të lartë, por ndeshjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Ka disa gjëra të vogla, që duhet t’i rregullojmë për të cilat kemi folur tashmë dhe, fatkeqësisht, vazhdojnë të ndodhin. Humbje e penalltisë nga Roca? Nuk e fajësoj aspak atë. Të gjithëve u ndodh të humbasin një penallti”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka priti në…