Flick, pas fitore ndaj Italisë: Ishte një fitore e merituar

15 qershor 2022 | 16:10

Trajneri i Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick e ka komplementar skuadrën e tij për fitoren e arritur kundër Italisë me rezultat 5-2.

“Pas tre barazimeve disa gjëra nuk po shkonin mirë, për ne dhe për skuadrën sfida ndaj Italisë ishte një test-stres, ishte shumë e rëndësishme të fitonim. Më duhet ti bëjë komplimentet e mia skuadrës, përmbushëm një objektiv, bëmë shumë mirë në fazën sulmuese, ishte një fitore mese e merituar. Tani mund të shkojmë të qetë në pushime. Kemi kohë të analizojmë të gjithë ndeshjet, në shtator duhet të bëjmë më mirë”, ka thënë Flick.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një ceremoni…