“Flisni sa të doni!”, Fisnik Syla reagon pas akuzave për mashtrim”: Thesari veç shtohet

19 maj 15:56

Ish-bashkëshorti i Fjolla Morinës, Fisnik Syla, ka reaguar ditën e sotme në lidhje me lajmet që po qarkullojnë në rrjet për të.

Biznesmeni i njohur ka bërë një postim në “Instastory” ku shprehet se nuk ndikohet aspak nga ajo çfarë thonë të tjerët.

“Folni sa të doni, se spo ju dëgjohet, çdo herë që po flisni për mua, thesari veç po më shtohet”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Duke qenë një personazh publik dhe i njohur, ai shpesh komentohet për jetën e tij private, madje ketë gjë ai e ndan vetë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke postuar imazhe nga përditshmëria dhe projektet e tij.

Ndërkohë Syla njihet për jetën luksoze që bën, e kjo vihet re sidomos nga udhëtimet në vendet e shtrenjta qe bën ai. Së fundmi u zbulua se Fisniku po denoncohet për një tjetër mashtrim. Këtë herë ish-partneri i saj është paditur nga një kompani kosovare, për mospagimin e dy makinave të blera në vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bota e sportit është futur në një moment zie, ku…