FMN: Inteligjenca Artificiale do të prekë deri në 40 për qind të vendeve të punës në mbarë botën

15 janar 2024 | 23:27

Në një raport të ri, FMN ka theksuar se pasojat e Al për shoqërinë do të jenë të vështira për t’u parashikuar, por kjo teknologji ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e të ardhurave.

Kristalina Georgieva, drejtoreshë menaxhuese në FMN, tha se bota është “në prag të një revolucioni teknologjik që mund të rrisë produktivitetin dhe të ardhurat, por disa mund të humbasin mjetet e jetesës si rezultat”.

Megjithëse punëtorët e rinj mund të kenë më të lehtë të përshtaten me mundësitë që i sjell Inteligjenca Artificiale, punëtorët në moshë të shtyer mund të luftojnë me ato mundësi.

“Në shumicën e skenarëve, AI ka të ngjarë të përkeqësojë pabarazinë e përgjithshme, një prirje shqetësuese që politikanët duhet ta trajtojnë në mënyrë proaktive për të parandaluar tensionet sociale që i sjell teknologjia”, paralajmëroi Georgieva.

Thuhet se Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më të përgatitura për ndryshimet që do i sjellë Al, bazuar në infrastrukturën dixhitale dhe edukimin e fuqisë së saj punëtore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oborri Mbretëror në Shqipëri ka reaguar zyrtarisht për herë të…