Forcat e Ukrainës shkatërrojnë një sistem radari të rusëve

24 korrik 2023 | 08:32

Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë shkatërruar një sistem radari rus të tipit “Zoopark-1M” përmes një rakete “Excalibur”, sipas pamjeve të publikuara nga mediumi Nexta.

Sistemi i rusëve po operonte në një fushë të hapur kur u godit nga raketa e fuqishme.

Në bazë të asaj që shihet në këto pamje, sistemi i rusëve u shpërtheu në një top masiv zjarri pas goditjes.

Nuk dihet se në cilën zonë janë xhiruar pamjet, por luftimet janë duke vazhduar në lindje të Ukrainës, ku kjo e fundit ka filluar muaj më parë kundërofensivën për të zmbrapsur tutje rusët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë persona kanë vdekur pasi çatia e një gjimnazi shkolle…