Formacionet: Juventus – Milan

10 nëntor 2019 | 15:59

Juventusi dhe Milani do të përballen në derbin e javës së 12-të në Serie A. “Zonja e Vjetër” është nikoqire e “Rossonerëve” në takimin e madh që do të zhvillohet në “Allianz Stadium” nga ora 20:45.

Ekipi i Maurizio Sarrit nuk di për humbje në 11 ndeshjet e para të sezonit dhe synon tri pikët e ardhshme për ta rikthyer pozitën e parë që mban Interi. Në anën tjetër, ekipi i Stefano Piolit po has në vështirësi këtë fillim sezoni dhe me një formë të luhatshme do të ishte i kënaqur edhe me një pikë.

Trajnerët e të dyja skuadrave pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, pa shumë befasi.

Formacionet e mundshme

Juventus: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Bernardeschi; Higuain, Cristiano Ronaldo.

Milan: G Donnarumma; Conti, Duarte, Romagnoli, Theo Hernandez; Paqueta, Bennacer, Krunic; Suso, Piatek, Calhanoglu.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre muaj më parë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…