Formacionet zyrtare: Bayern-Real

30 prill 2024 | 19:58

Bayern Munich dhe Real Madrid do të ndeshen së bashku në aktin e parë të gjysmëfinales së Champions League, sfidë e cila do të startojë në orën 21:00.

Një ndeshje që padyshim do të dhurojë spektakël të garantuar, me të dyja skuadrat të cilat janë të etura për biletën e finales. Real Madrid shihet favorit në këtë përballje, duke marrë parasysh edhe formën e lëkundur të gjermanëve. Megjithatë, në këtë përballje nuk i dihet asnjëherë si shkojnë gjërat, pasi bavarezët janë të hidhur në përballje direkte me skuadrat e mëdha.

Akti i parë i gjysmëfinales pritet të mësojë më mirë se si do të shkojnë gjërat dhe cila skuadër do të ketë shansin e artë për të shkuar në finalen e eventit më të rëndësishëm europian për klube.

Formacionet zyrtare:

Bayern Munich: Neuer, Kimmich, Dier, Kim, Mazraoui, Laimer, Goretzka, Sane, Musiala, Guerreiro, Kane.

Real Madrid: Lunin, Mendy, Rudiger, Nacho, Vazquez, Tchouameni, Kroos,Valverde, Bellingham,Vinicius ,Rodrygo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të…