Formacioni i javës në Ligën e Kampionëve

03 nëntor 2022 | 15:41

Faqja zyrtare e UEFA Ligës së Kampionëve ka publikuar 11-shen më të mirë të rrethit të gjashtë të fazës së grupeve.

Të martën dhe të mërkurën u zhvilluan ndeshjet e xhiros së gjashtë në fazën e grupeve. Formacioni më i mirë i javës, sipas UEFA-s, ka një rreshtim 3-4-3 me futbollistët që kontribuuan te skuadrat e tyre përkatëse. Courtois i Real Madridi është në portë. Grimaldo, Van Dijk e Pavard në fazën e mbrojtjes.

Katërshja e mesfushës përbëhet nga Ferran Torres, Kudus, Nkunku dhe Valverde. Sulmit i prijnë treshja Alvarez, Mbappe dhe Giroud.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë të enjten se…