Formacioni më i mirë i transferimeve të janarit

01 shkurt 2018 | 17:22

Me mbylljen e afatit kalimtar të dimrit (transferimet e janarit), “Goal.com” ka përzgjedhur ekipin më të mirë të futbollistëve, që kanë ndryshuar klubet këtë muaj.

Portier:

Julio Cesar

Veterani brazilian i Benfikës u bashkua me klubin e djalërisë, Flamengo, edhe pse do të mbetet aty vetëm për tre muaj, para se t’i “varë dorezat në gozhdë” dhe të tërhiqet nga futbolli i luajtur.

Mbrojtës:

Virgil van Dijk

Tani është mbrojtësi më i shtrenjtë në botë, pas lëvizjes së tij prej 75 milionë eurosh nga Southamptoni te Liverpool. Holandezi bëri fillimin e përsosur të jetës në “Merseyside”, duke shënuar golin e fitores kundër Evertonit, për skuadrën e Klopp.

Javier Mascherano

Pasi kaloi shtatë vite e gjysmë te Barcelona, Mascherano e përfundoi transferimin e tij te kinezët e Superligës, Hebei China Fortune, duke shkaktuar skena emocionale në “Camp Nou”.

Aymeric Laporte

Një objektiv afatgjatë i Pep Guardiolës, për të cilin Manchester City shpenzoi 57 milionë paundë për ta marrë nga Athletic Club. Qendërmbrojtësi francez tashmë do të luajë në “Etihad”.

Mesfushorë:

Lucas Moura

I tepërt në “Parc des Princes”, Lucas ndërroi mjedis. La PSG-në për Tottenhamin, pasi “Spurs”-at shpenzuan 25 milionë paundë për shërbimet e ndërkombëtarit të Brazilit.

Ross Barkley

Ai kishte dalë kundër bashkimit me kampionët e Premier League në fund të merkatos së verës së kaluar, por vendosi ta lërë “Goodison Park” përfundimisht tani në janar dhe të transferohet në “Stamford Bridge”. Ai ka mbyllur marrëveshjen prej 15 milionë paundësh me klubin nga perëndimi i Londrës.

Rafinha

Me ardhjen e Philippe Coutinho te Barcelona, ai nuk kishte më hapësira aktivizimi te katalanasit. Për pasojë, braziliani u transferua në formë huazimi tek Interi, në “San Siro”, duke pasur mundësinë të nënshkruajë me zikaltrit përfundimisht, për 35 milionë euro, këtë verë.

Henrikh Mkhitaryan

Nuk u shndërrua dot në “violinë e parë” nën drejtimin e Jose Mourinhos te Manchester United, por Mkhitaryan i është dhënë një shans i dytë për të vendosur vulën e tij në Premier League, duke u zhvendosur tek Arsenali.

Sulmues:

Alexis Sanchez

Kilieni mund të provojë të jetë një nga lëvizjet më të mëdha e të volitshme në historinë e Premier League. Manchester United e mori yllin e Arsenalit pa paguar asnjë qindarkë, duke e këmbyer me Mkhitaryan.

Philippe Coutinho

Përforcimi i Barcelonës prej 135 milionë eurosh, që ai kishte ëndërruar gjithmonë. Braziliani ndërkombëtar tashmë ka luajtur rolin e tij në dy fitore të Blaugrana në “Camp Nou”.

Pierre-Emerick Aubameyang

Përforcimi më i ri i Arsenalit, që u largua përfundimisht nga Borussia Dortmund në ditën e fundit të merkatos dimërore, pasi Arsene Wenger u përpoq të mbushë boshllëkun e krijuar nga ikja e Alexis Sanchez.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, Rasual Butler.…