Formula 1 në Danimarkë, gara ‘digjet’ pa nisur

22 shtator 2018 | 17:31

Danimarka ka hequr dorë nga planet për të organizuar një garë

të Formula 1 në Kopenhagën, ka deklaruar këtë të premte ministri i financave, Kristian Jensen, i cili bëri me dije se vendimi për t’i ndalur planet për zhvillimin e një Çmimi të Madh në kryeqytetin danez në vitin 2020 ka ardhur për shkak të mungesës së mbështetjes nga autoritetet e qytetit.

Ideja për një garë në Kopenhagën lindi në korrik, kur një grup financiar i udhëhequr nga biznesmeni i fuqishëm danez Lars Seier Christensen propozoi një garë në rrugët e qytetit. Propozimi u pranua nga inxhinieri i plotfuqishëm në Formula 1, Hermann Tilke, ndërsa cirkuiti planifikohej të kishte një pistë prej 4.5 kilometrash, duke përfshirë një kthesë përballë parlamentit, një pjesë të drejtë ku shpejtësia arrinte 300 km/orë mbiurën Knippelsbro dhe një pjesë tjetër të shpejtë në rrugën Slotsholmsgade, pas bursës së qytetit.

Një plan i bukur, me një pistë që do të kishte pjesë ku arrihej shpejtësia maksimale e makinave, ndërthurur me pjesën ku duhej vetëm teknikë dhe aftësi maksimale e pilotit. Për fat të keq, Bashkia e Kopenhagenit vendosi të mos jepte asnjë ndihmë financiare për këtë projekt dhe kjo ka bërë që qeveria të tërhiqet, duke refuzuar t’i marrë përsipër të gjitha shpenzimet.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, duke komentuar…