Foto nga ceremonia zyrtare e pranimit të detyrës nga kryeministri Hoti

04 qershor 2020 | 11:44

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, sot edhe zyrtarisht e ka marrë drejtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Në një ceremoni shtetërore, ai ka parakaluar para Gardës Ceremoniale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e cila ishte rreshtuar në nderim të kryeministrit të ri, ndërsa orkestra e FSK-së po intononte himnin shtetëror.

Pas marrjes së detyrës, kryeministri Hoti ka mbledhur kabinetin qeveritar, ku ka prezantuar objektivat kryesore të Qeverisë së re.

Kryeministri Hoti, gjatë ditës së sotme, do të bëjë homazhe te varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova dhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe do të vizitojë Ministrinë e Shëndetësisë, raporton “Epoka e re”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lajme aspak të mira te Barcelona, teksa rrezikojnë që të…