Messi lëndohet në stërvitje

04 qershor 2020 | 11:40

Lajme aspak të mira te Barcelona, teksa rrezikojnë që të mos ta kenë Lionel Messin të gatshëm për rifillimin e kampionatit. Futbollisti argjentinas është ndalur nga një dëmtim në stërvitje, duke bërë që ditën e djeshme të kryente seancë vetëm në palestër.

Sipas “TV3”, futbollisti ka ndjerë dhimbje në këmbën e tij të djathtë, ku bëhet fjalë për nj problem të vogël në aduktor. Ditën e sotme sulmuesi do të kryejë analiza më të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit.

Mediat spanjolle shkruajnë se argjentinasi nuk do të jetë gati për ndeshjen e parë pas rifillimit të kampionatit kundër Mallorcas, më 13 qershor, pasi dëmtime të tilla zakonisht 7 deri në 10 ditë kohë për tu rikuperuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me rënien e kurbës pandemike në vend qeveria ka filluar…