Francesco Totti dhe e dashura e re nuk fshihen më, fotografohen bashkë në…`

17 tetor 2022 | 11:01

Francesco Totti dhe partnerja e tij e re nuk fshihen më! Çifti është fotografuar në Montecarlo teksa po shijonte sfidën e Ligue 1.

Totti dhe Noemi Bocchi janë fokusuar nga kamerat në stadium, ku po shikonin ndeshjen e kampionatit francez mes Monacos dhe Clermont.

Këtë herë imazhi nuk vjen nga Olimpico i Romës, por nga Monte Carlo. Media e quajtur TV Canal ka zbuluar gjithçka nga shkallët e stadiumit dhe fotografia (e postuar gjithashtu në rrjetet sociale) u bë hit në internet brenda pak minutash.

Vetëm pak ditë më parë çifti i ri u shfaqën në videot e një feste në Ponte Milvio, ku shiheshin duke kënduar dhe kërcyer së bashku me miq të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lodhjet e punës dhe shumë angazhimeve tjera, mezi presim ti…